KULTURË

“Shtatë ‘ekspertët’ që firmosën për prishjen e Teatrit Kombëtar”

12:00 - 26.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Forumi i Trashëgimisë: Ky grup “ekspertësh” konkludoi se Teatri Kombëtar nuk kishte ndonjë vlerë të trashëgimisë kulturore




Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar një listë me shtatë emra, që sipas tij, kanë firmosur për prishjen e Teatrit Kombëtar. Në fakt, 7 emrat nuk i përkasin vendimit të sivjetshëm të këshillit bashkiak, që shërbeu si shkak i vënies së fadromave mbi godinë. Emrat i përkasin administratës së Ministrisë së Kulturës më 2018-ën dhe ata hartuan e firmosën një raport, që sipas Forumit, u përdor më tej nga bashkia për të delegjitimuar vlerat e godinës historike. Përmes një deklarate për mediat, Forumi analizon shkollimin e 7 anëtarëve që firmosën kundër teatrit. Më poshtë, deklarata e plotë. 

DEKLARATA

Procedura zyrtare e Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Tiranë për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar është bazuar mbi ekspertizën profesionale në fushën e trashëgimisë të një komisioni të ngritur pranë Ministrisë së Kulturës. Më konkretisht, pas kërkesës së 15 majit 2018 të Bashkisë së Tiranës për zhvillimin e zonës së Teatrit Kombëtar, Ministria e Kulturës ngriti një grup pune të përbërë nga shtatë ekspertë, me në krye drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Kulturës, asokohe Ledion Lako. Vetëm dy ditë më pas, më 17 maj 2018, ky grup “ekspertësh” konkludoi se Teatri Kombëtar nuk kishte ndonjë vlerë të trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore dhe iu drejtua Këshillit të Ministrave me një përgjigje pozitive, që i hapi rrugën shkatërrimit të Teatrit. Por, cilët ishin këta ekspertë të trashëgimisë, që arritën të firmosin këtë vendim kaq të rëndësishëm në vetëm dy ditë kalendarike?

Më poshtë po bëjmë me dije për publikun eksperiencën e anëtarëve të komisionit, që kanë hedhur firmat mbi akt-ekspertimin teknik-strukturor, higjenik, artistik, funksional, arkitekturor, kulturor si trashëgimi dhe gjelogji-sizmik të godinës së Teatrit. Siç mund të konstatohet nga CV-të e këtyre “ekspertëve”, asnjëri prej tyre nuk ka kualifikim profesional për të gjykuar mbi rëndësinë e godinës së Teatrit Kombëtar si në aspektin historik, po ashtu në aspektin arkitekturor dhe ndërtimor. Asnjëri prej tyre nuk ka punuar në ndonjë projekt të ngjashëm me Teatrin apo në fushën e restaurimeve të ngjashme.

 

Ekspertet Emrat e anetareve Ekspertete vendimi
<
>

Më poshtë eksperienca e detajuar e komisionit “Lako”.

  1. Ledion Lako, kryetar komisioni. Diplomuar për “Politologji-Marrëdhënie Ndërkombëtare” në universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, dhe “Master” në UET; kandidat për deputet i PS-së më 2009, 2013. Media kanë publikuar ditët e fundit që drejtor Lako ka paraqitur si diplomë ekselence në Itali një kurs certifikimi si kamerier. Në fakt, në qytetin e Durrësit, të gjithë e njohin si pastiçeri i talentuar, sektor ku ka pasur edhe sukses duke hapur 3 pastiçeri të ndryshme.
  2. Herida Duro, anëtare, drejtore e Politika-Strategjive Kulturore – Ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Instrumentin e Violës dhe Muzikës së Dhomës në Universitetin e Arteve. Ka përfunduar dhe studimet bachelor për Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 2011.
    3. Arjan Avrazi, anëtar, drejtor i Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Kulturës – diplomuar “Kompozicion vallesh popullore dhe iso-polifoni” në Universitetin e Arteve.
  3. Kozeta Angjeliu, anëtare, drejtore e Programeve dhe Zhvillimit të Kulturës – diplomuar “Inxhiniere ndërtimi” për objekte banimi e shërbimesh rurale, me eksperiencë profesionale pranë Ndërmarrjes Komunale Berat.
  4. Elira Dani, anëtare, Drejtore e Programim Standardizimit të Kuadrit Rregullator – diplomuar në 2012 në Institutin e Studimeve Europiane, Universitetin e Tiranës në “MND Legjislacioni dhe Institucionet Europiane”. Në vitin 2016 është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë në “MA në Administrim Publik”. Ka kryer studimet e larta universitare në Fakultetin Juridik (jopublik) “Luarasi”, në Degën Drejtësi.
  5. Sofjan Jaupaj, anëtar, këshilltar i ministres – diplomuar “Jurist” dhe i specializuar në legjislacionin për të drejtën e autorit.
  6. Shpëtim Shehu, anëtar, drejtor i Buxhetimit – diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës.

Miratoi akt-ekspertimin – vlerësimin e Teatrit Kombëtar:

Mirela Kumbaro, me detyrë ministre e Kulturës (2018) – diplomuar “Mësuese për lëndën Gjuhë Frëngjisht në ciklin e arsimit 8-vjeçar” në Universitetin e Tiranës. Këto të dhëna mbi diplomimet janë bazuar mbi CV-të dhe biot e stafit në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.