Kryesore

“Strakosha me Koronavirus”, reagon vëllai i portierit kuqezi: Duhet të keni turp për këto që bëni

10:47 - 26.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-lojtari italian, Masimo Brambati, ka hapur polemika të shumta në Itali, teksa në një lidhje live në “Instagram” dje është shprehur se portieri i Lacios, Thomas Strakosha nuk ka pësuar dëmtim në stërvitje siç është thënë, por ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. “Janë dy lojtarë, një i Milan dhe një i Lazio, pozitiv me corornavirus. Ai i Lazios është Strakosha, për të cilin thonë se është dëmtuar në kavilje por nuk është e vërtetë, ka bërë një tampon dhe ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Nuk e di për Ibrën por Kessie i Milan është pozitiv”.




Ky lajm që tronditi futbollin Italian uk është aspak i vërtetë, teksa ka sjellë edhe reagimin e vëllait të portierit shqiptar.

Dimitris Strakosha nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Brambatit, duke thënë se duhet t’i vijë turp që thotë gënjeshtra dhe nëse nuk do ishte për shkak të moshës së madhe do e kishte paditur për informacion të rremë.

“Duhet të keni turp për përhapni gënjeshtra dhe nëse nuk do të respektonim moshën tuaj, unë personalisht do t’ju padisja për informacion të rremë”, shkruan vëllai i portierit shqiptar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.