AKTUALITET

VIDEO/ Policia Bashkiake shtrin në tokë mbledhësin e kanaçeve në Tiranë: Amam o të keqen, çfarë bën aman!

11:51 - 26.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një video ku një mbledhës kanaçeje është shtirë përtokë nga policia është bërë virale në rrjetet sociale. Dy punonjës të Policisë Bashkiake në Tiranë, ndalojnë me forcë dhe shtrijnë në tokë një pjesëtar të komunitetit rom. Ky i fundit është ndaluar nga Policia Bashkiake pasi po mblidhte kanaçe në kazanet e mbeturinave në zonën e Yzberitisht në Tiranë.




Në video shihet qartë teksa qytetari iu thotë policëve se duhet ta lëshojnë, ndërsa ata e shtrijnë në tokë.

“Aman aman o të keqen, çfarë bën aman”, dëgjohet duke thënë qytetari.

Për këtë video ka reaguar edhe Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome, e cila iu ka bërë thirrje institucioneve shqiptare, por edhe ambasadave amerikane e europiane që të reagojnë për ngjarjen.

“Ndërkohë që qeveritarët tanë synojnë integrimin ne BE ‍♂️ I shikojnë këto gjëra Avokati i Popullit, European Union in Albania, U.S. Embassy-Tirana, CoE Office in Albania, OSCE Presence in Albania, Ambasada Gjermane Tiranë ??”, thekson kjo shoqatë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.