Kryesore

Miratohet ndryshimi: Provimet e Maturës Shtetërore do të zgjasin 2 orë

13:25 - 27.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Provimet e Maturës Shtetërore 2020 nuk do të zgjasin më 2 orë e 30 minuta, por 2 orë. Vendimi ka hyrë në fuqi ditën e djeshme pas publikimit në Fletoren Zyrtare të udhëzimit të datës 18.5.2020 “Për një ndryshim në udhëzimin nr. 28, datë 12.12.2019 “Për organizimin dhe zhvillimin e provimeve kombëtare të Maturës Shtetërore 2020″”. “Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të neneve 26 dhe 51, të ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, udhëzoj: Pika 8, e udhëzimit nr. 28, datë 12.12.2019, ndryshon si më poshtë: “Provimet e detyruara dhe provimi me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2020 fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë.” Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi, Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, drejtoritë rajonale të arsimit parauniversitar, zyrat vendore arsimore dhe institucionet arsimore parauniversitare. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare”,-thuhet në udhëzimin e MASR.




Vlerësimi përgjatë viteve të arsimit bazë:
Për të kryer procedurat e vlerësimit të nxënësve me notë në PKAB, Komisioni i Vlerësimit duhet të plotësojë një evidencë, në të cilën të pasqyrohet:
a) Nota përfundimtare e klasës së 6 (gjashtë).
b) Nota përfundimtare e klasës së 7 (shtatë).
c) Nota përfundimtare e klasës së 8 (tetë).
d) Nota përfundimtare e klasës së 9 (nëntë).
-Nota e vlerësimit të nxënësit në lëndën përkatëse të PKAB-së të llogaritet me formulën:
NPK = ëNP klasa 6 + NP klasa 7 + NP klasa 8 + NP klasa 9] : 4, ku NPK është nota e provimit kombëtar në lëndën përkatëse, NP është nota përfundimtare e lëndës për klasën përkatëse.
-Komisioni i Vlerësimit mban procesverbal për rezultatet e nxënësve në lëndën përkatëse të arsimit bazë, të cilat dërgohen në Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar (ZVA).
-ZVA monitoron Komisionet e Vlerësimit dhe raporton në Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar (DRAP), për procedurat e vlerësimit të nxënësve në PKAB.
-ZVA ruan dhe dërgon në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, rezultatet e nxënësve.
Komisioni i vlerësimit
-Procedura e vlerësimit të nxënësit me notë në provimet kombëtare të arsimit bazë, të kryhet nga komisionet e vlerësimet të lëndëve të PKAB-së, të ngritura për çdo lëndë, në institucionet e arsimit parauniversitar, me urdhër të drejtorit të shkollës.
-Komisioni i Vlerësimit të përbëhet nga 3 (tre) anëtarë:
a) drejtori i shkollës;
b) nëndrejtori që mbulon lëndën përkatëse;
c) mësuesi i lëndës në klasën e nëntë.
*Nëse në institucionin arsimor nuk ka nëndrejtor, anëtar komisioni zgjidhet një mësues i së njëjtës lënde, ose një mësues i lëndës së përafërt me lëndën që është provim kombëtar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.