Kryesore

Publikoi SMS-në e diplomatit të huaj, Meta: Kambanë alarmi, tregon paaftësinë e ekspertëve ndërkombëtarë!

17:29 - 27.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të mesazhit të diplomatit të huaj, duke thënë se shërben si një kambanë alarmi për të gjithë.




“Mesazhi synon të tregojë paaftësinë e ekspertëve ndërkombëtarë të cilët në rastin në fjalë nuk mbështesnin qëndrimin e Presidentit por qëndrimin e z. Dvorani, pra të Kryeministrit Rama, në shkelje të qartë të Kushtetutës për t’i rrëmbyer Presidentit një kompetencë kushtetuese që i takonte vetëm atij”, thekson Meta ndwr tw tjera.

Intervista për “Albanian Daily News”:

Cili ishte thelbi i mesazhit të diplomatit të huaj?
Ky mesazh po publikohet mbas 7 muajsh, pikërisht sepse është më aktual se kurrë dhe shërben si një kambanë alarmi për të gjithë. Ai tregon se ishte i domosdoshëm si një akt sovraniteti, transparence, por edhe paralajmërimi, për cdo aktor që mban përgjegjësi për dështimet e rënda të Reformës në Drejtësi dhe që tenton ta ndajë këtë dështim me të vetmin aktor të përgjegjshëm, me integritet, super-bashkëpunues, dhe paralajmërues për këto pasoja të zbatimit të njëanshëm dhe në errësirë të Reformës në Drejtësi që është Presidenti i Republikës.

Mesazhi synon të tregojë paaftësinë e ekspertëve ndërkombëtarë të cilët në rastin në fjalë nuk mbështesnin qëndrimin e Presidentit por qëndrimin e z. Dvorani, pra të Kryeministrit Rama, në shkelje të qartë të Kushtetutës për t’i rrëmbyer Presidentit një kompetencë kushtetuese që i takonte vetëm atij. Presidenti u kishte dërguar të gjithë ambasadave të Bashkimit Europian dhe asaj të SHBA që në 5 nëntor shkresën zyrtare drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruci, Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit, dhe Avokatit të Popullit, ku në mënyrë të qartë paralajmëronte që të evitohej një përplasje institucionale dhe kërkonte bashkëpunim për të respektuar Kushtetutën secili sipas radhës.

Presidenti nuk mori asnjë përgjigje zyrtare nga Kryetari i Parlamentit, as nga kryetari i KED, që ishte paralajmëruar se po shkelte Kushtetutën dhe ligjin, por në 8 nëntor, ditë e shtunë, cuditërisht, mediat pro qeverisë shpallën Arta Vorpsin anëtare të Gjykatës Kushtetuese në Fletoren Zyrtare në mënyrën më të paligjshme dhe më skandaloze.

Përsëri Presidenti nuk hoqi dorë nga përpjekjet e tij bashkëpunuese edhe me komunitetin ndërkombëtar në Tiranë duke ftuar disa përfaqësues kryesorë të tij në takimin e datës 9 nëntor në darkë, ku merrte pjesë edhe Avokati i Popullit që ndante të njëjtat shqetësime me Presidentin.

Presidenti përsëri u sqaroi situatën dhe u kërkoi që të ndërhyjnë meqenëse nuk kishte marrë asnjë reagim nga Kryetari i Parlamentit që të kërkonin nga pala tjetër që të respektonte Kushtetutën dhe i sqaroi se shpallja e Arta Vorpsit ishte tërësisht e paligjshme dhe jo vetëm kaq por edhe se Presidenti nuk mund të pranonte betimin e saj pasi kjo ishte një shkelje e Kushtetutës.

Ndaj për të mos cenuar më tej integritetin e Reformës dhe të ndërtimit të Gjykatës Kushtetuese Presidenti i siguroi se sapo Parlamenti të zgjidhte të parin e tij Presidenti menjëherë do të zgjidhte të dytin e tij, në mënyrë që të ruhej radha kushtetuese dhe të mos dëmtohej legjitimiteti i këtij procesi.

Po kështu Presidenti u premtoi diplomatëve se në mëngjes herët do të bënte një deklaratë të tillë ku do garantonte se ai do shprehej 24 orë menjëherë për këtë cështje që Parlementi të ishte brenda afateve për të bërë zgjedhjet e tij. Ndërkohë mëngjesin e ditës së nesërme, teksa Presidenti edhe një herë bëri thirrjen publike mjaft konstruktive drejtuar Parlamentit për bashkëpunim, mori atë mesazh në emër të përfaqësuesve të ShBA dhe zyrës së BE të cilin tashmë e kanë parë të gjithë.

Ky mesazh tregon qartë se ekspertët ndërkombëtarë ishin bërë njësh për këtë cështje me Dvoranin dhe mazhorancën dhe kjo u konfirmua për fat të keq edhe në vijimësi me qëndrimet e tyre aspak transparente lidhur me ligjin që sollli mazhoranca për betimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Me pretendimin se mazhoranca kishte mbështetjen e ShBA dhe të BE, pra nga Euralius dhe Opdat. Një projektligj që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të qartë dhe për të cilin u thirr edhe Komisioni i Venecias.

Edhe përpara këtyre zhvillimeve unë i kam paralajmëruar përfaqësuesit e SHBA dhe të Zyrës së BE në Tiranë që ekspertët e tyre të mos punojnë në mënyrë të njënashme vetëm me qeverinë dhe mazhorancën dhe të mos shërbejnë shpesh si certifikues të shkeljeve të Kushtetutës apo të ligjeve konsensuale për reformën.

Shpresoj që publikimi i këtij mesazhi me të cilin disa përfaqësues këtu në Tiranë kanë qenë të njohur prej kohësh, prej gjashtë a shtatë muajsh, t’u shërbejë për të nxjerrë mësime dhe për ta nxjerrë zbatimin e reformës nga errësira dhe njëanshmëria në dritë, në transparencë, në mënyrë që të frenohet kjo rënie e lirë e besimit të qytetarëve tek institucionet e reja të drejtësisë.

Cili do jetë roli juaj ndaj Reformës në Drejtësi?

I vendosur dhe i përkushtuar si më 22 korrik 2016 kur si Kryetar i Parlamentit arrita konsensusin e vetëm dhe historik të miratuar me 140 vota. Vetëm kjo arritje i mundësoi Shqipërisë marrjen e rekomandimit për celjen e negociatave me BE, pa kushte, në tetor të vitit 2016. Vetëm zbatimi i saj në këtë frymë do garantojë çeljen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit. Për reformën në drejtësi do të bëj gjithmonë atë që predikoj, dhe do të predikoj vetëm atë që bëj: Respektimin e Kushtetutës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.