Kronikë

Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane, sekuestrohen rreth 4 ton drogë

13:35 - 27.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Guardia Di Finanza e Brindizit në bashkëpunim me Antimafian Italiane të Leces kanë përfunduar me sukses sot në mëngjes operacionin e quajtur “San Silvestro 2018”, që ka cuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh nga Shqipëria dhe Italia.




Sipas mediave italiane, 5 shtetas janë lënë në burg, ndërsa katër janë në “arrest shtëpie”.

Gjatë hetimeve të operacionit e deri më sot në ekzekutimin e tij janë sekuestruar 3750 kg marijuanë, 50 kg hashash, 1 kg kokainë, 1 kg heorinë, 6 mjete lundruese e 3 autovetura.

Autoritet italine në bashkëpunim me atë shqiptare kanë zbuluar se shtetasit shqiptarë banues në Itali,  organizonin vendosjen e kontakteve mes prodhuesve të marijuanës në Shqipëri e grupit të trafikantëve në Itali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.