Kryesore

Tërhoqi 1 mln euro pas martesës me vajzën 50 vite më të re, shkarkohet kryemyftiu i Maqedonisë. Ja kush e merr detyrën në vend të tij

14:24 - 27.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është shkarkuar nga detyra kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut, Sulejman Rexhepi. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur në një konferencë për shtyp, kryetari i Myftinisë së Gostivarit Shaqir Fetahu. Riaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku ka vendosur për ta shkarkuar Sylejman Rexhepin.




Shaqiri tha se deri në përgatitjen e kushteve për zgjedhje për kryetar ushtrues detyre do të jetë vetë ai, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ai deklaroi se shkarkimi i Rexhepit është mbështetur nga shumica e anëtarëve të Rijasetit.

Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut, Sylejman Rexhepi së fundmi ishte në qendër të vëmendjes së mediave pas kurorëzimit në martesë me një vajzë 50 vite më të re.

Mediat vendase gjithashtu shkruanin se më 9 maj Rexhepi kishte tërhequr 1 milion euro para kesh nga Bashkësia Islame e Maqedonisë, pa ndonjë arsyetim për shkakun e veprimit të tij.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.