BOTA

Masat lehtësuese në Britani/ Johnson: Që nga e hëna do të hapen shkollat, qytetarët mund të shkojnë tek të afërmit

19:36 - 28.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson në konferencën e sotme, u shpreh se do të ketë masa të tjera lehtësuese.




Johnson tha se qytetarët mund të shkojnë për vizita tek të afërmit, ndërsa shton se duhet që të respektojnë distancat sociale.

“Mund të bëni vizita familjare tek të afërmit tuaj. Por, gjithcka duke respektuar distancat sociale, duke u kujdesur për higjenën personale dhe larë shpesherë duart”, tha kreu i qeverisë britanike përpara gazetarëve.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se shkollat ​​mund të kthehen nga 1 qershori ndërkohë ka thënë se përsa i përket grupeve të personave që nga e premtja do të lejohen që brenda grupit të jenë 6 persona  për të dalë në parqe dhe kopshte.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.