AKTUALITET

OFL vendos sërish në shënjestër grupin ‘Bajri’

16:13 - 28.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka zbarkuar sot sërish në Shkodër OFL, për të kërkuara vetëdeklarimin e burimit të pasurisë për një tjetër anëtar të grupit Bajri.




Ilir Rustemi (Bajri) u arrestua nga policia në kuadër të operacionit “Oaz” në shtator të vitit 2018 në Shkodër. Ai rezulton i dënuar në Bolonja të Italisë për trafik droge dhe prostitucion por nuk është ekstraduar.

Ilir Rustemi (Bajri) rezulton të jetë autor i disa krimeve bashkë më të vëllanë Behar Bajri dhe i dyshuar në disa të tjera.

Në njoftimin e OFL, ai, thuhet se është nën hetim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Me datë 14.01.1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkdrës Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy qytetarëve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Kamion me targë të Vlorës.

Me datë 21.03.1999 Behar Bajri në bashkëpunim me Ilir Bajrin kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj Arben Tuzit dhe vëllait të tij. Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.

Sipas policisë së Shtetit, Me datë 28.01.2000 në fshatin Dobraç dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Me datë 15.02.2001 në lagjen Vasil Shanto të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi Arben Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.

Ilir Bajri akuzohet se në 4 gushtit të vitit 2006, ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve. Vrasja pati ndodhur pas një konflikti të dy autorëve me dy nga djemtë e viktimës, që janë pronarë të një lokali në Velipojë.

Disa ditë më parë OFL i dërgoi formualrin e deklarimit Enver Bajrit i cili cilësohet edhe si koka e grupi ‘Bajri’ në Shkodër.

Ndërkohë që tre të tjerët që duhet të justifikojnë pasurinë janë:

Olisi Ibraliu banues në Tiranë, i dënuar për vjedhje me dhunë; Kreshnik Allaraj banues në Tiranë, i dënuar për vjedhje me armë; Erjon Kola banues në Tiranë, i dënuar për vjedhje me armë në bashkëpunim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.