Kosova

Ulet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, 4 raste të reja në 24 orë

20:41 - 28.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 4 raste të reja më COVID-19.




Siç thuhet në njoftim, rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë tri raste dhe një rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan.

“Sot më 28 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 332 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 4 raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan. Sot më 28 maj 2020, janë shëruar 19 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 820 raste.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.