Opinion-Komente

Ardi Veliu publikoi videon e nënës së 15-vjeçarit të dhunuar/ Mjeku Jakaj: E turpshme, çfarë mentaliteti ka drejtori i policisë së shtetit 

20:52 - 29.05.20 gsh

Mjeku Besnik Jakaj ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’ pas videos së publikuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ku shfaqet zonja Zaida Çobo, e ëma e 15-vjeçarit të dhunuar, e cila mbante një pistoletë në dorë, kanë qenë të shumta reagimet nga radhët e opozitës.



Mjeku Jakaj shkruan se kjo është e turpshme dhe  e pa tolerueshme, ndërsa shton se çfarë mentaliteti ka drejtori i policise se shtetit ,keshilltarët dhe bashkepuntorët e tij.

Ndër të tjera, mjeku shkruan se Veliu duhet të largohet nga puna një orë e më parë.

Postimi i plotë:

Kjo eshte e turpshme dhe e pa tolerueshme! Kjo eshte faqia e zeze e kesaj policie e qeverie, por edhe e jona qe e tolerojme. Duke ndjekur sot deklaratat e Ardi Veliut ne komisionin e sigurise sinqerishte kam ngelur pa fjale e pa mende, jam shokuar e trishtuar pa mase ,c’far mentaliteti ka drejtori i policise se shtetit ,keshilltaret dhe bashkepuntoret e tije.

Del dhe shfaq nje vidio te nenes se djalit te dhunuar ne menyre barbare nga policia. Dhuna e policeve ndaj adoloshentit ishte as me pak e as me shume se nje kafsheri.

E para adoloshenti ishte vetem dhe jo agresiv, jo i amatosur madje as nuk i kundershtoi policet pasi duket qarte ne vidio.

Propocionaliteti i dhunes se ushtruar eshte totalisht i pa justifikuar pasi aty ishin 5 police te armatosur dhe me forca mbeshtetese, perballe nje femije ne biciklete.

Ne vend qe Drejtori i Policise dhe strukturat e tjera pergjegjese te benin hetimin dhe ndeshkimin e punonjesve te policise per dhunen e ushtruar ne shkelje te ligjit dhe pa asnje arsye.

Fillon hetimi per prejardhjen familjare te adoloshentit te dhunuar??

Tani duhet te gjejme prova dhe fakte qe djali i dhunuar vjen nga nje familje me biografi te keqe!!

Ta demaskojme publikisht familjen e djalit qe te perligjim dhunen e ushtruar ndaj tij . Kjo eshte fatalitet,turp,mjerim,poshtersi komunizem madje madje keto jane shume pak. Nuk gjej dot fjalet ta pershkruaj se c’fare eshte.!!!!

Po mire more ti jo Zoteri Drejtore.???

Policia dhe shoqeria c’far duhet te beje me djalin apo vajzen e nje te denuari per vrasje,vjedhje,trafik droge,prostitucioni.etj.etj.

Duhet ti rrahim, ti dhunojme, ti perbuzim, ti lincojme,poshterojme madje ti demaskojme edhe publikisht me vidio fake….

Po mire more jo i nderuar e jo zoteri Drejtore.

Po c’far faji ka nje adoloshente edhe nese ka fatekeqesine te vije ne jete nga nje nene apo baba jo i denje,hajdut ,vrases ,kriminel prostitute etj.etj.

Keshtu duhet ti trajtoje shoqeria keta???

Ti me bashkepunetoret e tu keni rremuar ne jeten private te nje nene kryefamiljare per ta demaskuar ate publikisht dhe per te justifikuar dhunen tuaj ndaj djalit.

Pasi e keni dhunuar ne menyre kafsherore tani vazhdoni ta poshteroni edhe me zi.

PO SI NUK KENI PAK TURP!!!!

Tani jam i bindur se adoloshentin e paskeni dhunuar vete ju…..!! aspak i nderuar Drejtor dhe ai qe te mban ty ne pune?

Ti duhet te largohesh nje ore e me perpara! Ate qe ke bere me adoloshentin ne biciklete me bashibuzuket e tu, dhe e bere vete sot me ze e figure me nenen e tij te nderuar….!!!!

E ke bere me femijet e mi dhe me familjen time dhe te gjithe shqiptareve te ndershem.

SHAME ON YOU.

  1. Ju kerkoj ndjese lexuesve te mij per indinjaten dhe mungesen e etikes por nuk gjeja dot gjuhe tjeter…

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE