Kronikë

Dhuna e uniformave blu ndaj 15-vjeçarit/ Ardi Veliu publiko videon: Shikoni mamanë e të miturit me pistoletë

15:32 - 29.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak ditë më parë, një video ku ushtrohej dhunë në një të mitur u bë virale në rrjet, ku të shumtë ishin ata që dënonin sjelljen e policëve që kishin shtrirë në tokë pranë liqenit artificial të Tiranës, e godisnin me forcë 15-vjeçarin Sarandi Çobo.




Për rastin në fjalë ka reaguar sot edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ku  gjatë raportimit në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë, tregoi një video, të zonjës Zaida Çobo, e ëma e 15-vjeçarit të dhunuar, e cila mbante një pistoletë në dorë.

“Jo se dua të marr në mbrojtje punonjësit e policisë. Punonjësit e policisë në një rast të caktuar kanë një kapërcim të kompetencës dhe punonjësi i policisë i cili ka konsumuar këtë veprim është pezulluar, ka filluar hetimi disiplinor, njëkohësisht ka filluar dhe një hetim penal nga SHÇBA.

Por më besoni, në qoftë se do ta shikojmë nga fillimi në fund çfarë përfaqëson ky djali, a është me të vërtetë ky djali që i është bindur të gjitha veprimeve, thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja e tij, e cila ishte ndier shumë e fyer. Do t’ju shfaq një video të mamasë së tij, se kush është mamaja e tij dhe të besoni se nga çfarë familje vjen ky fëmija dhe pastaj të gjykoni vetë.

Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Ju a tregova këtë videon për të thënë se nga çfarë familje vjen ky fëmijë, sa i edukuar është, sa i është bindur thirrjeve të policisë dhe tek e fundit policia si gjithmonë bëhet viktimë”, tha Veliu.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.