Kryesore

Identiteti në gërmadha, spekulimet fitojnë betejën e Teatrit të Tiranës

13:10 - 29.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Revista “31Mag” e Holandës, ka bërë një artikull të gjatë  për çështjen e teatrit Kombëtar. Ajo shkruan se “një simbol i kulturës shqiptare (dhe italiane) që nuk ekziston më. Dhe qeveria u kundërpërgjigjet, duke i lënë të bëjnë atë që dëshirojnë. Si në rastin e Teatrit Kombëtar të Tiranës, i shembur të dielën e kaluar pas 27 muaj okupimi nga aktorë, intelektualë dhe aktivistë shqiptarë që donin të ruanin një pjesë të rëndësishme të historisë së tyre dhe tonën: tashmë sepse Teatri Kombëtar ishte një nga shembujt e vetëm të arkitekturës racionaliste italiane e mbetur në Shqipëri. Asgjë për të qenë krenare, është e qartë, por ndërtesa (ose rrënojat që mbeten) e ndërtuar në vitin 1939 gjatë okupimit të Musolinit, nga arkitekti Giulio Bertè, ishte gjithashtu një pjesë integrale e peizazhit urban të kryeqytetit”. Duke hedhur dyshime mbi projektin e ri, ajo kujton se në vitin 2018 ndërtesa e mosmarrëveshjes u okupua dhe pas dy vitesh protestash epilogu u realizua në agim të dielën 17 maj: policia u fut brenda dhe qeveria, duke luajtur efektin e befasisë, dogji mundësinë që aktivistët të organizoheshin, duke prishur shpejt ndërtesën.




“Ishte një akt barbar,” na tregon Nebih, “grupi i vogël që po kalonte natën atje për të mbrojtur Teatrin u mor në befasi”.

Ervin Goci, profesor në Universitetin e Tiranës dhe prej vitesh aktivist, ishte pikërisht atje të shtunën dhe të dielën natën. Sipas profesorit, prishja u bë me një nxitim të qëllimtë për të shmangur ardhjen e aktivistëve të tjerë, duke lënë kështu fadromat të vepronin të pashqetësuar. Sipas pedagogut, për më tepër, anëtarët e partive opozitare që ishin ende brenda ndërtesës si shenjë solidariteti me demonstruesit, u larguan 15 minuta para fillimit të prishjes. Mendimi i përbashkët midis aktivistëve është se forcat politike ishin dakord me vendimin e qeverisë.

Shkatërrimi i një monumenti kaq i dashur është vetëm maja e ajsbergut. Kjo prishje mund të përkufizohet si rënia e pikës së fundit që bëri në mënyrë që vazo të derdhej në një shtet ku kontradiktat bëhen më të mëdha dhe të paqëndrueshme çdo ditë. Politika e qeverisë vitet e fundit ka qenë të privatizojë vendin sa më shumë që të jetë e mundur dhe në veçanti, qytetin e Tiranës, prishjen e ndërtesave historike por edhe ndryshimin e destinacioneve në hapësira të ndryshme publike.

Një tjetër ndërtesë racionaliste italiane e trashëgimisë fashiste, stadiumi i Tiranës, u shëmb në vitin 2016 për t’i hapur rrugën një projekti milioner të porositur nga një individ privat, falë ligjit të koncesioneve të miratuar në 2013, Public Private Partnership. Popullsia pa në këtë vendim të Kryeministrit Edi Rama, një veprim arbitrar dhe autoritar, të rënduar nga fakti se, kësaj radhe, ndërtesa në fjalë ishte aq e rëndësishme për popullsinë, pasi u vlerësua si pjesë integrale e kulturës shqiptare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.