AKTUALITET

Ja ç’familje janë?’/ Ardi Veliu i nxorri videon me armë nga filmi, Zaida Çobo: Është hapur Prokuroria? Do shkoj që tani për padi

16:45 - 29.05.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zaida Çobo, nëna e djalit që u dhunua disa javë më parë nga efektivët e policisë së Tiranës, është një figurë e njohur për publikun shqiptar.




Ditën e sotme, ajo u lincua publikisht edhe nga kryepolici Ardi Veliu, i cili e fyeu duke i publikuar disa pamje me armë në dorë, të cilat ajo i kishte xhiruar gjatë një filmi. Në një prononcim të dhënë për “AbcNews”, Zaida Çobo u shpreh se do të depozitonte një padi në prokurori për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.

Unë jam duke e ndjekur këtë çështje. Është bërë një kërkim mbi jetën time. Ndjehem e kërcënuar. Efektivi i SHÇBA-së më tha që ka mbrojtjen tonë, dhe nuk ndjehem më. Djali im vazhdon me psikolog, e ka marrë për t’u stërvitur Juventusi. Nëse është hapur Prokuroria do shkoj që tani për të bërë padi. Është lajm banal ajo që ka nxjerrë ai,“-tha ajo.

Ditën e sotme, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, në vend që të përgjigjej për dhunën e ushtruar nga 4 efektivë policie mbi një minoren, Veliu ka zgjedhur që të nxjerrë një video të nënës së tij, Zaida Çobos e cila shfaqej me një armë në dorë. Me fjalë fyese, Veliu u shpreh se nga videoja kuptohej se nga cila familje vinte djali. Por doli blof pasi pamjet ishin xhiruar gjatë një filmi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.