Kryesore

Kthimi i dy ligjeve në Kuvend/ Meta: Ai për aktivitetet e turizmit detare cënon identitetin kombëtar, te koncesioni në Porto Romano negociojnë vetëm me një subjekt

13:44 - 29.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka sqaruar pse ka kthyer edhe një herë dy ligjet Kuvendit, saktësisht për aktivitetet e turizmit detar cënon identitetin kombëtar pasi ka shkronja që nuk janë shqip në përdorim të atij ligji dhe cënohet gjuha zyrtare.Sa i përket koncesionit të Porto Romanos, për portin, Meta thotë se negociohet vetëm me një subject, dhe për këtë gjë ka pasur ankesa nga KE si dhe nga subjektet të tjera kontraktore.




”Për aktivitetet e turizmit shqiptar përbën shqetësim. Fusha e aktiviteteve duhet të zhvillohet në një mjedis të sigurt juridik, por nuk e garanton kjo me Kushtetutën. Përdorimi në gjuhë të huaja, I shkronjave që alfabeti jonë nuk I njeh, jo vetëm shkel gjyhën shqipe por edhe identitetin kombëtar. Kuvendi të reflektojë.

Koncesioni në Porto Romano. Si dhe për koncesionet e tjera, procedura anashkalon procedurat e hapura për koncesionet dhe PPP duke hyrë vetëm me një subjekt. Cënon konkurrencën e lirë, Kodin Detar dhe Sigurinë Mjedisore. Kanë ardhur shqetësime edhe nga kontraktorë të tjerë por edhe Komisioni Europian mbi procedurat e ndjekura nga ky ligj.

Kuvendi i Shqipërisë duhet të shqyrtojë dhe ankesat. KLGj për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë. Kam biseduar edhe me Europa Nostra për angazhimin e tyre

Hetim ndërkombëtar për Teatrin Kombëtar që tronditi. Të vijojmë bashkëpunimin përveç Teatrit Kombëtar, por edhe për trashëgimi të tjera.

Pas furtunës në gotë javën e kaluar, kam bërë disa deklarata, përpjekjet e mia për të stabilizuar situatën”, u shpreh Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.