AKTUALITET

Misteri/ Mbyllet Mjekësia Interne, i sëmuri rëndë me COVID-19 nuk çohet në Infektiv por mbahet në Reanimacionin Qëndror

11:39 - 29.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjekësia Interne është mbyllur! Pas një numri të lartë të përsonelit mjekësor të rezultuar pozitiv me koronavirus, situata ka dalë jashtë kontrollit, duke çuar kështu në mbylljen e shërbimit të mjeksisë interne. Ndonëse u tha dje se puna vijon me staf të reduktuar, burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se gjithçka është ndalur në këtë repart.




Gazeta Shqiptare mëson se pacientët që ishin të shtruar kanë kaluar te Infektivi, pikërisht te Covid 1 dhe po marrin trajtimin e duhur në kushte mjaft të mira, ndërsa personeli mjekësor është vetëkarantinuar deri në negativizim të plotë.

Po të njëjta burime kanë bërë të ditur se gjendja e tyre paraqitet e mira, paçka se janë infektuar me Covid-19.

Ajo që mund të cilësohet një skandal më vete është fakti se mes pacientëve që vijojnë të marrin trajtim në shërbimin e kthyer në vatër infeksioni është edhe një i sëmurë rëndë me Covid 19 që për arsye të cilat nuk bëhen me dije nuk është transferuar në spitalin infektiv, por po qëndron në Reanimacion Qëndror, duke rrezikuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Dhe kjo padyshim mund të kthehet në rrezik për stafin mjekësor të Reanimicionit,  çka mund të shkaktojë një vatër të re.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.