Kryesore

PD mbyll takimin, Mediu: Opozita dhe Basha ‘pro’ ndryshimit të sistemit

14:17 - 29.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka përfunduar takimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha, me aleatët, ku çështja e diskutimit ishte për Reformën Zgjedhore, që tashmë orët po i numëron mbrapsht.




Pas takimit kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh se ata janë dakord për ndryshimin e sistemit, teksa shton se reagimi negativ është nga mazhoranca që nuk do as ndryshim sistemi dhe as qeveri tranzitore.

“Çdo gjë në tryezë është qëndrim i opozitës. Janë koordinuar me opozitën. Nëse ne kërkojmë më shumë transparencë, të shmanget manipulimi, dhe ka reagim negativ nga mazhoranca. Nëse ne kërkojmë qeverisje kujdestare, dhe nga qeveria ka refuzim atëhere ka një ecje drejt manipulimit të zgjedhjeve nga pala tjetër.

Kemi rënë dakord në parim me Bashën. Do shtrohet në tryezën e Reformës Zgjedhore. Ka të bëjë me interes specific dhe për krijimin e një marrëdhënie më të drejtë. Mendoj që dhe zoti Basha që janë për ndryshimin e sistemit. Ka reagim negative nga PS që kërkon të mbajë këtë situatë të papranueshme që mos vendosin për të ardhmen e tyre përfaqësuesit e tyre.”- u shpreh Mediu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.