BOTA

Po raportonte për protestën në Mineapolis, arrestohet gazetari i CNN

17:25 - 29.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari i CNN, Omar Jimenez është arrestuar nga policia teksa po raportonte për protestat e dhunshme në Mineapolis, SHBA, pas vrasjes së 46-vjeçarit afro-amerikan George Floyd, një njeri me ngjyrë, i cili ndërroi jetë duke kërkuar ndihmë, teksa një oficer policie e shtriu në tokë dhe i bllokoi frymëmarrjen duke i vendosur gjurin në qafë.




Gazetari u shoqërua në polici së bashku me kameramanin dhe producentin, ndërsa  policët sekuestruan edhe kamerën e CNN, që vazhdoi të xhironte dhe të transmetonte “live” ngjarjen.

Policia ka thënë se trupa e CNN është arrestuar sepse nuk është larguar nga vendi pasi u është kërkuar një gjë e tillë. Vetëm pak orë më vonë nga arrestimi, gazetari Jimenez dhe e gjithë trupa prej katër vetash u liruan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.