Kryesore

Rastet me COVID 19 në spitale, Bardh Spahia: A do zbatohet Kodi Penal për Manastirliun?

12:39 - 29.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bardh Spahia, ish-deputeti i PD-së, ka ngritur shqetësimin e përhapjes së COVID 19 në spitale e qendra shëndetësore dhe bën përgjegjëse Ministrinë e Shëndetësisë që nuk ka marrë masat e nevojshme.




Përmes një statusi në Facebook, Spahia thekson se është e papranueshme që mjekët kanë infektuar pacientët dhe anasjelltas, kur spitalet duhet të ishin shembulli i zbatimit të masave mbrojtëse.

BARDH SPAHIA: A DO ZBATOHET KODI PENAL PER MINISTREN E SHENDETESISE?

23 të infektuar të rinj sot dhe ajo që nuk thuhet është se një vatër infeksioni po zgjerohet në Tiranë, ajo e institucioneve shëndetësore publike. Pas QSUT, janë 2 mjekë që rezultojnë të prekur me Covid në Qendrën Shëndetësore nr.9, të infektuar nga pacientët. Kjo tregon se sa i pambrojtur është personeli shëndetësor në vend, e sa të rrezikuar janë pacientët, që mund të infektohen nga vetë mjekë të prekur nga Covid!!!

Kjo të paktën sipas shifrave që publikon qeveria! Dhe fajin nuk e kanë qytetarët, por e vetmja përgjegjëse është vetë qeveria. Pas rasteve të fundit në QSUT e tani edhe në Qendrën Shëndetësore nr.9, dukshëm qeveria që ka miratuar masa drastike deri në burgosje për shkelësit e rregullave të distancimit social, nuk e ka carë kokën për to në institucionet publike të kujdesit shëndetësor!!! Pra rregullat dhe burgu për qytetarët, por jo për vetë ministrinë e shëndetësisë të parën, e cila qëllimshëm apo nga injoranca ka neglizhuar vetë zbatimin e rregullave!

Zonja ministre, cfarë je duke bërë ? Si mund të shndërrohen në vatra infeksioni spitalet apo qendrat shëndetësore ? Si mund të mos zbatosh vetë rregullat, që i vendos për të tjerët ? A nuk i detyron edhe dentistët që të investojnë për të patur supermbrojtje në punën me pacientin(dhe mirë bën), por pse dreqin nuk e bën vetë në institucionet publike ? Sipas ndryshimeve që vetë ke propozuar në kodin penal, je përgjegjëse për përhapjen e virusit, minimumi për neglizhencë kriminale!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.