Kronikë

Transportonte emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së, pranga 35-vjeçarit në Maliq

17:01 - 29.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Maliqit, pasi u kap duke transportuar 5 shtetas të huaj drejt vendeve të BE-së.




Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.B, i cili gjatë shoqërimit për në komisariat ka kundërshtuar edhe forcat e policisë.

Njoftimi i policisë:

Maliq

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në afërsi të fshatit Zboq, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin tip “Suzuki” pesë shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit. 35-vjeçari, ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit publik gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.