Kryesore

Ekskluzive/ Fansi i çmendur e përndiqte që nga shkurti, Luana Vjollca e denoncon (Detajet)

18:09 - 30.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luana Vjollca është padyshim një nga femrat më të pëlqyera në vendin tonë. Moderatorja ia ka dal të shndërrohet në një idhull për fansat e saj. E suksesshme në ekran, por edhe në muzikë, ajo duket se ka arritur maksimumin në karrierën e saj. Por duket se ka raste, kur fama dhe adhurimi i tepërt sjellë edhe probleme. Kështu ka ndodhur ditët e fundit edhe për bukuroshen e Top Chanel.




Gazeta Shqiptare ka mundur të mësoje se që 15 shkurti deri më 20 maj, Luana është ndjekur nga një fans i saj i zjarrtë. 28-vjeçari A.M. nga Kosova e ka ndjekur pas moderatoren si në ambjentet e saj të punës në Top Chanel, ashtu edhe tek shtëpia e saj, në një nga komplekset e kryeqytetit. Burime për Gazeta Shqiptar bëjnë me dije se e gjendur në këto rrethana, e kërcënuar, prezantuesja është detyruar të paraqes një padi, pranë komisariatit numër 1, ditën e djeshme.

Tashmë çështja ka kaluar në duart e uniformave blu. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që një fans i dashuruar me Luanën i krijon probleme.  Edhe tre vite më parë, Luana mbeti në mes të një sherri që partneri i saj bëri me djaloshin që e ndiqte prej kohësh. Luana Vjollca  është përballur me përndjekjen nga ana e fansit të saj të çmendur, i identifikuar si Besmir L.. Kur fansi i është afruar, menjëherë ka ndërhyrë partneri saj, që ka goditur, duke e çuar sherrin në një konfrontim fizik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.