Kryesore

Forbes “demaskon” Kylie Jenner: Nuk është miliardere, gënjen! Reagon modelja

09:25 - 30.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Forbes ka “tronditur” të gjithë showbizzin me lajmin se Kylie Jenner nuk është miliadere. Prestigjozja ka shkruar se “prodhuesja e në linje makeupi”, Kylie (22) “ka bërë një mori gënjeshtrash  në vazhdimësi në lidhje me të ardhurat e kompanisë dhe deklarata false të taksave për të arritur të një shumë e madhe parash” Zbulimet janë arritur pas auditimit të Coty ku tregojnë të ardhurat dhe fitimet e vërteta të Kylie Cosmetics.




Forbes shkruan që Kylie, edhe pse ka përfituar rreth 340 milionë dollarë pas shitjes së kompanisë përfshirë taksat ka një pasuri personale që është më pak se 900 milionë dollarë. Revista shkruan që financat e “Kylie Cosmetics” janë fryrë më shumë se duhet. Pas kësaj, 22-vjeçarja ka reaguar ashpër ndaj revistës, e cila vet ia kishte dhënë titullin si miliarderja më e re në botë, shkruan Mirror.Ajo tha se “mendonte që ‘Forbes’ kishte një reputacion të mirë” dhe shtoi se gjithë çfarë lexoi ishin thjesht “deklarata të pasakta dhe supozime të paprovuara”.

“Unë nuk kam kërkuar kurrë ndonjë titull dhe nuk kam gënjyer që të vendosem atje,” thotë Kylie.Në një tjetër postim, ajo shkruan se “është e bekuar, sepse ka një vajzë të mrekullueshme dhe një biznes të suksesshëm”. “Mund të listoj 100 gjëra më të rëndësishme tani sesa të fiksohem me sa shumë para bëj,” përfundon Jenner. Listoji Kylie, po presim.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.