BOTA

“Nuk po marr dot frymë, ju lutem më lëshoni, më dhemb stomaku”/ Del video tjetër e Floyd teksa mbytet nga policët

10:30 - 30.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Publikohet një tjetër video e George Floyd, teksa i lutej policëve ta linin të ngrihej në këmbë. Video tashmë qarkullon në rrjetet sociale, duke sjellë keqardhje, por edhe mëri për vdekjen e Floyd. Në video shfaqen 3 policët që i qëndrojnë mbi kurrizë duke e mbajtur në neutralizuar, por që i sollën edhe vdekjen. “Ju lutem, nuk mund të marr frymë”, dëgjohet ai të thotë në video.




“Më dhemb stomaku. Qafa më dhemb. Të lutem të lutem. Nuk mund të marr frymë”.  Një oficer që besohet të jetë Derek Chauvin, i thotë personit që po filmonte se ata duhet të transferohen në anën tjetër të rrugës, pasi Floyd bërtet. Ende nuk është dorëzuar raporti i autopsisë për vdekjen e Floyd, por zyra e zjarrfikëses raportoi se Floyd nuk kishte puls në ambulance.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.