AKTUALITET

Të shtëna me armë në Shijak/ Plagoset i riu, policia “kref” zonën për kapjen e autorit (Emri)

21:39 - 30.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Plagosje me armë zjarri në Shijak. Ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është plagosur një shtetas rreth 28 vjeç. Behet me dije se Henri Isai  është plagosur në këmbë. Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autorit. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli e po krihet zona.




Shijak/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, në Shijak, tek stadiumi, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi H.I., 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Shijak dhe të DVP Durrës po krehin zonën për kapjen e autorit .


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.