Kryesore

Deputeti në Maqedoninë e Veriut bashkë me gruan dhe të bijën 3 muajshe preken nga COVID-19: Kini kujdes

16:30 - 31.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti me origjinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Muhamed Zekiri, ka treguar sot se ai bashkë me gruan dhe vajzën 3 muajshe janë prekur nga COVID-19. Në një postim në mediat sociale, shkruan se ai fatmirisht është pa asnjë simptom por ka rezultuar pozitiv.




Deputeti i thirrje të gjithëve qytetarëve që të mos neglizhojnë mundësinë nga infektimi dhe të jenë të kujdeshëm.

“Të nderuar miq, Pavarsishtë kujdesit dhe përmbajtjes së rekomandimeve dhe kontakteve minimale me njerëz, dua T’ju njoftoj se unë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe kemi rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19. Fatmirisht unë jam pa asnjë simptom por kam rezultuar pozitiv.

Edhe njëherë ju bëj thirrje të gjitjëve të mos e neglizhoni mundësinë nga infektimi dhe të jeni të kujdeshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun amë dhe ti nënshtroheni testimit. Njëherit shprehi keqardhje dhe kërkoj falje të gjithëve me të cilët kam pas kontakt ditëve te fundit dhe ndoshta i kam sjelle pa qëllim në situatë të palakmueshme”, shkruan Zekiri.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.