Kryesore

Dështon mbledhja e Këshillit Politik, nuk ka marrëveshje për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi: Të gatshëm të vazhdojmë nesër

23:05 - 31.05.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik për reformën zgjedhore, skadon afati dhe palët nuk arrijnë në marrëveshje.




Pas disa orësh takim me prezencën e përfaqësuesit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, opozita e bashkuar dhe maxhoranca nuk kanë arritur një marrëveshje.

Në përfundim të takimit, Oerd Bylykbashi tha se mazhoranca nuk ka ndërmend të heqë dorë nga privilegjet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Bylykbashi tha se përpjekja e opozitës për të gjetur konsensus do të vazhdojë.

Oerd Bylykbashi:

Pas orësh përpjekje, pavarësisht se opozita bëri propozimet e saj, PS nuk ishte e gatshme, duke synuar që të mbajë privilegjet e saj. Opozita nuk heq dorë nga garancitë, ne jemi të gatshëm për të vazhduar punën dhe presim që PS të tregojë gatishmërinë për të gjetur konsensus.

Procesi i depolitizimit duhet të jetë i vërtetë, jo komisionerë të PS-së të maskuar. Dhe duhet të garantohet 100% identifikimi biometrik. Jemi që nesër të gatshëm ta vazhdojmë. Biometrikja është e lidhur me administratën, janë të lidhura çështjet. Por edhe KQZ nuk mund të jetë nën kontrollin e PS-së. Kur të arrijmë në kompromis në këto çështje, edhe të tjerat janë të arritura.

Petrit Vasili:

Kjo nuk është një çështje pazaresh politike, bëhet fjalë për themelin e votës, dhe për një seri garancish, ku identifikimi biometrik është një nga disa garancitë. Të dominuar nga mentaliteti i zgjedhjeve moniste të 30 qershorit kërkohet që PS ta bëjë vetë numërimin e rezultatit. Sigurisht PS mund të ketë edhe vështirësinë e madhe se duke dalë nga gjumi parizien kryeministri, se atij nuk i interesojnë zgjedhjet në Shqipër. Propozimet nuk sigurojnë asnjë privilegj për opozitën shqiptare, por i jep fund vjedhjes dhe manipulimit të votës.

Në rast se pranuam që të ecim drejt një depolitizimi të KZAZ-ve ky hap mund të hidhej drejt identifikimit biometrik.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.