Kryesore

I dha zero pikë te ‘Kënga Magjike’/ Ardit Çuni flet për sherrin me Eneda Tarifën: Ajo uli veten me atë që bëri

13:28 - 31.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarët Eneda Tarifa dhe Ardit Çuni i prishën marrëdhëniet e tyre në dhjetor të vitit që lamë pas, pasi këngëtarja e vlerësoi me zero pikë Arditin tek ‘Kënga Magjike’.




I ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’, këngëtari tregoi disa detaje mbi sherrin e tyre. Arditi u shpreh se gjithçka nisi nga mosvlerësimi i Enedës.

“Ka qenë një debat shumë i madh. Është sqaruar shumë herë, nuk kam dashur që t’i jap më shumë vëmendje, por që po e them shumë shkurt. Një mosvlerësim i saj për projektin tim e para dhe e dyta për miqësinë që kishte me mua. Për këngën “Frymë” që isha pjesëmarrës në ‘Këngën Magjike’ që ajo edhe e postoi në Story-n e saj dhe tha që kënga jote është një ndër 5 më të bukurat dhe në fund dha zero pikë. U zhgënjeva shumë. E konsideroja mike, jo vetëm kolege.

Por nuk u zhgënjeva nga fakti i miqësisë, por u zhgënjeva se doja të më vlerësonte se isha Arditi. Doja të më vlerësonte se Arditi këndoi atë këngën që asaj i pëlqeu. Pra, një njeri që deri diku ul veten (se ajo uli veten në rastin konkret) dhe ha fjalët e tua .I shkruajta një mesazh Enedës në privat dhe i thash ‘nuk e prisja nga ti këtë zero pikë për vetë faktin e këngës dhe miqësisë që kishim’.

Ajo nuk më tha as më fal, as çkemi asgjë dhe në orën 4 të mëngjesit kur u shpall e fituese më shkruajt e më tha që po të duash bëje publike e këtë mesazh po ia çoj Florit. I thash mos u shqetëso se Florit ia kam nisur vetë. Minimalisht po të më kishte thënë më fal e të më shpjegonte se çfarë ndodhi, unë do ta mirëkuptoja. Mua nuk m’i uli asnjë pikë këngës që ajo nuk më dha asnjë pikë. Mua nuk më prishi asnjë punë, ishte imazhi i saj që doli keq”, u shpreh Ardit Çuni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.