AKTUALITET

Drogë dhe armë, arrestohet 28-vjeçari në Durrës

12:37 - 31.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 28-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi  qarkullonte me armë zjarri pa leje dhe nuk iu bind urdhrave të policisë. Uniformat blu kanë bërë të ditur se gjatë kontrollit atij i është gjetur dhe një sasi lënde narkotike të llojit marijuanë.




Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar për kontroll në afërsi të muzeumit, mjetin tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin K. B. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi shërbimet e Policisë i kanë gjetur në brez një armë zjarri pistoletë “TT”, me një karikator me fishekë, si dhe një sasi pres 17.5 gr lëndë narkotike e llojit marijuanë, të cilat u sekuestruan në  cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.