Kronikë

Lokali në Kavajë u përfshi nga flakët, pronari: Zjarrvënia mund të jetë bërë nga konkurentët

18:51 - 31.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë, ku bar-restorantin “Kupi” në pronësi të shtetasit Jakup Tatani në fshatin Rrakull u përfshi nga flakët duke u shkrumbuar plotësisht. Nga pas lokalit janë gjetur shenja të dyshimta si prerja e rrjetës rrethuese të ambienteve të clat tregojnë edhe rrugën që ka ndjekur autori apo autorët.




Me gjithë ndërhyrjen në kohë të zjarrfikseve flakët e kanë rrëzuar ndërtesën prej druri duke e djegur plotësisht, ndërsa flaka dhe tymi ende vazhdojnë.

Për gazetarin e Neës 24 Kelment Baci ka folur vetë pronari i lokalit Jakup Tatani i cili thotë se zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme sepse nga prapa lokalit ka shenja dhe mendohet se ato janë të autorit apo autorëve. Ai shprehet se nuk ka konflikte me asnjë njeri ndërsa mendon se zjarrvënia mund të jetë bërë nga konkurentë të tij për shkaqe xhelozie, pasi numri i klientëve të tij rritej nga viti në vit. Ndonëse dëmi i shkaktuar llogaritet në 70 milion lekë, ai thotë se do ta ndërtojë përsëri nga e para biznesin ku ishte ipunësuar familjarisht së bashku me gruan dhe djalin.

Sipas policisë e cila mbrriti menjëherë në vendin e ngjarjes zjarri dyshohet se ka qenë i qëllimshëm ndërsa provat dhe materialet i janë dorëzuar prokurorisë së Kavajës e cila po punon për zbardhjen e plotë të saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.