BOTA

Mbi 6 milionë të infektuar në botë nga koronavirusi

11:10 - 31.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Numri i rasteve të prekura me koronavirus në gjithë botën e ka tejkaluar shifrën 6 milionë të shtunën, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.




Amerika Latine ka raportuar 50,000 viktima nga ky virus, raporton Reuters.

Shtetet si Brazili, Kili dhe Meksika, janë duke u përpjekur të ndalin hovin e përhapjes më të madhe të virusit, i cili shpërtheu në Kinë në shkurt para se të përhapej në masë të madhe në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Virusi COVID-19 që prek organet respiratore, ka marrë jetërat e 360,000 personave në botë, e që numri pritet të jetë edhe më i madh për shkak se testimet po vazhdojnë.

Rastet e para u shënuan në Vuhan të Kinës më 10 janar, ndërsa deri më 1 prill, bota arrti 1 milion raste të prekura.

Përkundër rritjes së vazhdueshme të të infekruarve, shumë shtete janë duke hapur shkollat dhe vendet e punës, pas shumë javëve në izolim për të parandaluar përhapjen, por që ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.