Kryesore

Përdhunuesi i 34-vjeçares shqiptare në Greqi: Më lini të vdes, nuk dua të bëj asnjë operacion

13:34 - 31.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas një operacioni gjigand policor tetë ditë më parë u lokalizua e mandej u krye arrestimi i Dimitris Aspiotis. I ashtuquajturi “dragoi i Kavos” u kërkua nga policia pas akuzave për rrëmbim dhe përdhunim të një gruaje 34-vjeçare shqiptare dhe në përpjekje për të shpëtuar ra nga një lartësi prej 200 metrash, duke u plagosur rëndë në bel dhe në ijë.
Sot, Dimitris Aspiotis, një pacient i shtruar në spital në Spitalin e Përgjithshëm të Korfuzit, nuk pranon të operohet nga mjekët, duke thënë se ai preferon më mirë të vdesë. Sipas informacionit të besueshëm, operacioni ishte planifikuar të bëhej, sepse dëmtimet e tij janë serioze dhe operacioni nuk mund të shtyhet, por përdhunuesi 47-vjeçar nuk jep pëlqimin e tij.




Mjekët janë duke ngritur duart pas këtij zhvillimi, pasi nuk mund ta detyrojnë atë t’i nënshtrohet një operacioni, por burimet mjekësore që e njohin mirë pohojnë se nëse dhunuesi 47-vjeçar nuk operohet më, ai nuk do të mund të ecë përsëri.

Pas këtij zhvillimi, është vendosur që ai të transferohet në Spitalin Korydallos të Mërkurën tjetër, në mënyrë që të vazhdojë trajtimin e tij.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.