BOTA

Sa i sigurt është udhëtimi me avion gjatë pandemisë? Ekspertët zbulojnë rreziqet

14:42 - 31.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në mbarë botë pothuajse të gjitha shtetet që kanë nisur me lehtësimin e masave kanë vendosur edhe një kusht, që çdo turist që do të udhëtojë jashtë kufijve të vendit të tij për në shtetet e tjera duhet të ketë me vete edhe testin negativ që ka bërë për Covid-19.




Ekspertët kanë ngritur një pyetje mjaft të rëndësishme: Por, sa e sigurt apo i rrezikshëm është udhëtimi ajror gjatë pandemisë?

Për të gjetur një përgjigje për këtë pyetje një grup ekspertësh i përbërë nga një doktor i sëmundjes infektive, një mjek ER, një pilot dhe një këshilltar mjekësor për një shoqatë tregtare të aviacionit, kanë dhënë këshilla nga ekspertiza e tyre.

“Aeroportet kanë trafik të vazhdueshëm njerëzish, me udhëtarë që vijnë nga vende të ndryshme rreth e rrotull globit. Ne nuk mund të jemi të sigurt se të gjithë po përdorin të njëjtat masa paraprake sikurse ne.”- është shprehur Dr. Neil Broën, një mjek i urgjencës dhe zyrtari kryesor i diagnostikimit në K Health.

Ndër të tjera të tjera ai ka shpjeguar edhe metodat dhe mënyrat sesi të zhvillohet i gjithë fluturimi me avion, në mënyrëqë pasagjerët mos infektojnë njëri-tjetrin.

“Pasagjerët ulen përballë njëri-tjetrit por me fytyrë të kthyer, kurrizi i sediljeve siguron një pengesë, bashkë me lëvizjen e kufizuar të pasagjerëve shton mbrojtjen në bord. Për më tepër, fluksi i ajrit është më pak i favorshëm për përhapjen e virusit sesa në mjediset e brendshme, ritmet e rrjedhës janë të larta, të drejtuara në mënyrë të kontrolluar (nga tavani në dysheme), për të kufizuar përzierjen, dhe përdorimi i filtrave të ajrit të grimcuar me efikasitet të lartë siguron që furnizimi i ajrit të jetë i pastër brenda avionit.”- ka shtuar ai.

Ndërsap piloti Brett Manders shpjegon se këto filtra janë në gjendje të kapin 99.9 përqind të grimcave të virusit.

“Gjëja tjetër që duhet të theksohet është që ajri i avionëve zëvendësohet me një ritëm të shpejtë. Nëse e mbushni aeroplanin me tym jeshil për qëllime demonstrimi, do të ishte i gjithë ambienti 100 përqind i pastër brenda dy minutave.”- thotë ai.

“Është afërsia me njerëzit që rrit probabilitetin e infektimit,” vëren Dr. Russo.

“Por përdorni pecetat tuaja nëse doni të jeni të sigurt dhe fshini sipërfaqet rreth e rrotull. Unë do t’i këshilloja udhëtarët që të mos prekin direkt derën, rubinetën e banjës, apo ndonjë send tjetër, është më mirë të përdorin ndonjë letër për të kapur të tilla sipërfaqe.”- shprehet Dr. Neil Broën.

Megjithatë grupi ekspertëve thotë se rreziku i përhapjes së virusit përmes fluturimeve mes vendeve është i lartë.

“Siguria është një term relativ. Është më mirë që të shmangni çdo udhëtim të panevojshëm për momentin.”- thotë Dr. Russo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.