Kryesore

Shembja e Teatrit Kombëtar dhe dhuna e ushtruar ndaj protestuesve nga policia, PD dorëzon nesër kallëzimin penal

14:48 - 31.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nesër kallëzim penal për shembjen e Teatrit Kombëtar si dhe për dhunën e ushtruar nga Policia ndaj protestuesve. Kështu ka paralajmëruar Partia Demokratike.




Sekretari për Çështjet Ligjore i Partisë Demokratike, Çlirim Gjata, u shpreh se dy javë nga shembja e godinës së teatrit, ende nuk ka asnjë përgjegjës përpara drejtësisë.

Sipas tij, vendosja e drejtësisë për Teatrin është një provë e rëndësishme për funksionimin për funksionimin e pavarur të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

“Sot bëhen dy javë nga akti i paprecedentë për shembjen me dhunë të Teatrit Kombëtar, një akt që për nga barbaria dhe forca e dhunës shokoi shqiptarët pa dallime partiake dhe solli reagimet më të ashpra nga institucionet dhe mediat europiane. Për këtë krim nuk ka asnjë përgjegjës përpara drejtesisë, as për dhunën e ushtruar, as për aktin e paligjshëm të shembjes së Teatrit. Të gjithë pamë sesi qindra forca  policore, të pajisur me mjete të operacioneve anti-terror, me armë të rënda zjarri, dhunuan mbrojtësit paqësorë të teatrit, artistët, aktivistët e shoqërisë civile, qytetarët, përfaqësuesit e opozitës së dhe gazetarët që po raportonin shembjen e paligjshme të veprës së shpallur si trashëgimi e kulturës europiane. Të gjitha këto janë të provuara me filmime, ku duken policët me helmeta të zeza që parakalojnë me automatikë, madje deri dhe brenda sallës së teatrit, duke nxjerrë jashtë artistët dhe qytetarët me forcën e tytave të armëve të zjarrit. Për këtë akt të paprecedentë dhune nuk ka asnjë veprim nga Prokuroria. Viktimat e drejtpërdrejta të dhunës, përfaqësuesit e Aleancës për Teatrin, kanë depozituar një kallëzim penal dhe SPAK duhet të veprojë pa humbur kohë.

Krimi i kryer është parë prej të gjithëve. Mjafton të ketë vullnet për të bërë drejtësi dhe përgjegjësit është e thjeshtë për t’i gjetur. Ata kanë dalë tani me zë dhe me figurë në mbrojtje të dhunës policore, duke nisur me Edi Ramen, me Sandër Lleshajn, me Ardi Veliun, me Erion Veliajn dhe shërbëtorët e tyre në krim. Prokuroria duhet të kishte vepruar për arrestimin e të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin me shembjen e Teatrit Kombëtar më 17 Maj. Duke qenë se Prokuroria nuk ka sy të shohë vetë krimet e Edi Ramës, Partia Demokratike do të depozitojë nesër një kallëzim penal për krimet e kryera tek Teatri”, tha Gjata.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.