Kryesore

Shembja e Teatrit Kombëtar/ “Një vend pa të kaluar është një vend pa identitet”, qytetarët shqiptarë dhe italianë protestojnë në Padova

16:05 - 31.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një protestë është zhvilluar sot në Padova, të Italisë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të shembur nga Bashkia e Tiranës disa ditë më parë.




Protesta e organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale është mbajtur para Pallattit Moroni dhe ka qenë paqësore. Oranizatorët qytetarë italianë dhe shqiptarë kanë shprehur ndjeshmërinë e tyre për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Elda Omari, arkeologe dhe historiane e arteve u shpreh se trashëgimia kulturore duhet t’iu përcillet brezave të rinj.

“Dy javë më parë në 4:30 të mëngjesit në Tiranë, një vend pranë Padovas, pranë Italisë u shkatërruar një simbol kulturor që duhet të bashkonte këto vende. Ne kemi nevojë për kulturën, për urat që lidhin dy anët sepse është e shkuara jonë prezentë dhe e ardhmja. Trashëgimia kulturore duhet t’iu përcillet brezave të rinj. Për këtë arsye ne dënojmë shembjen e Teatrit Kombëtar të ndërtuar nga italianët dhe dënojmë edhe dhunën e përdorur nga policia kundër intelektualëve, kundër popullsisë civile”, tha Omari.

“Një vend pa të kaluar pa memorie është një vend pa identitet”, thotë kronika e TV7.

“Në bashkëpunim me miqtë shqiptarë, duke konsideruar faktin që Puglia është shumë afër Shqipërisë jemi këtu për të treguar solidaritetin tonë”, tha President i Shoqatës Pulieze në Padova.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.