BOTA

Kryeministri i Armenisë dhe familja e tij rezultuan pozitiv me COVID-19, si u infektua nga kamerieri

18:52 - 01.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinian dhe e gjithë familja e tij rezultuan pozitiv me COVID-19. Përmes një postimi në “Facebook” kryeministri u shpreh se nuk ka pasur asnjë simptomë, por vendosi të testohej përpara se të vizitonte njësitë ushtarake dhe testi doli pozitiv.




“Unë do të punoj nga shtëpia”, tha kryeministri, duke shtuar se mund të jetë infektuar nga një kamerier i cili i solli një gotë me ujë në një takim, por pa veshur doreza.

Ndërkohë, Armenia deri më tani ka raportuar mbi 9,000 raste të konfirmuara me koronavirus dhe rreth 130 viktima.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.