Kosova

Mbyllja e kufirit me Shqipërinë/ Reagon Hashim Thaçi: Ky është absurditet, i heq taksën Serbisë dhe ia vë Shqipërisë

19:37 - 01.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka sulmuar kryeministrin ende në detyrë, Albin Kurti, përmes një reagimi në ‘Facebook’ sa i takon vendimit të autoriteteve për të bllokuar sot hyrjen e kamionëve nga Shqipëria drejt territorit të tyre, pa u dezinfektuar.




Thaçi thekson se Kurti i ka hapur kufijtë me Serbinë, për të hyrë kushdo, pa asnjë procedurë, ndërsa krejt e kundërta ndodhi me Shqipërinë, ndërsa shton se ky është absurditet.

 

REAGIMI I THACIT

Albin Kurti derisa ka hapur krahë më krah kufirin me Serbinë, për të hyrë kushdo, pa asnjë procedurë si në bahçe të babës, ai nga zyra e uzurpuar sot ka urdhëruar dhe keqpërdorur Policinë e Kosovës. Ai padrejtësisht dhe kundërligjshëm sot ka urdhëruar policinë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në territorin e Kosovës, përpos vonesave procedurale, të dërgohen shtatë ditë në karantinë për të pritur testimin për COVID-19. Po ashtu, me veprime shtesë, ai ka urdhëruar që automjetet transportuese që hyjnë nga territori i Shqipërisë në emër të dezinfektimit të ngarkohen me taksë të veçantë, duke rënduar edhe më shumë lëvizjen e lirë dhe qarkullimin e mallrave. Ky është absurditet! Hapet me Serbinë dhe e mbyllë Kosovën nga Shqipëria. I heq taksën Serbisë dhe ia vë Shqipërisë.

Ky është predikuesi i bashkimit kombëtar! Në fakt, këto veprime janë shqelmat e fundit të Kurtit nga zyra e uzurpuar! HTH

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.