SHËNDET

Si të mbani nën kontroll kolesterolin e diabetin me manin e bardhë

15:00 - 01.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mani më shumë njihet për frutin e tij me shije të veçantë, dhe që është tani kudo nëpër tregje. Por në mjekësinë alternative manit i përdoren edhe gjethet, lëkura e pemës dhe sigurisht fruta. Përfitimet janë të shumtë duke nisur nga kontrolli i diabetit e deri tek ai i kolesterolit. Këto veçori mani i ka falë një substance që ka efektet e antioksidantëve, antokianina. Kjo substancë gjendet tek të gjitha frutat e pyllit si boronicat, mjedrat dhe thanat. Në mjekësinë bimore mani i bardhë përdoret për të trajtuar këto probleme apo shqetësime shëndetësore: Ankthi, Artriti, Kapsllëku, Kolla, Tensioni i lartë, Kolesteroli i lartë, Diabeti dhe Sistemi imunitar. Studime të shumta vëzhguan se konsumimi i manit të bardhë në formën e frutit arrinte të ulte nivelin e sheqerit në gjak.




Pasi përmes enzimave që gjenden tek kjo frutë, organizmi nuk përthith niseshtenë që gjendet apo përdoret për përgatitjen e disa ushqimeve.
Ndërkohë për sa i përket kolesterolit, nëse konsumohet mani i bardhë për një periudhë nga 4-8 javë, do të vihet re një ulje e kolesterolit dhe e triglicerideve në gjak. Edhe pse kjo frutë është bimore, efektet e tejkalimit të dozës së rekomanduar janë të shumta.
Duke nisur nga diareja, marramendja, kapsllëku apo dhe fryrja e stomakut dhe e zorrëve. Prandaj këshillohet që kur të nisni t’i konsumoni të kini kujdes mënyrës si do reagojë trupi juaj. Për personat të cilët marrin medikamente për trajtimin apo kurimin e diabetit, është e këshillueshme që të mos konsumohet kjo frutë. Si dhe gjithmonë këshillohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni çdo vendim.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.