AKTUALITET

Dorëheqjet në Kadastrën e Vlorës/ PD: Banda e qeverisë në luftë me bandat e tjera për t’i dhënë Edi Ramës bregdetin e Jalit

11:19 - 02.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nada Meçorapaj, ish-deputetja e PD-së, ka komentuar dorëheqjet e njëpasnjëshme të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës.




Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ajo shkruan se dorëheqja e gjashë është dëshmia e pakundërshtueshme se vendi qeveriset nga një bandë, që siç shton ish-deputetja, bën luftë me bandat e tjera për të marrë bregdetin e Jalit.

STATUSI I PLOTË
Dorëheqja e gjashtë në Kadastrën e Vlorës është dëshmia më e pakundërshtueshme se Shqipëria nuk ka qeveri për qytetarët, por një bandë që lufton me një bandë tjetër për të grabitur bregdetin dhe pasuritë e tjera. Vizitat qesharake blic të Erion Braçes dhe urdhrat e pavlerë politikë të Edi Ramës për t’i falur bregdetin e Jalit mikut të tij, kanë përfunduar në koshin e plehrave.

Nëse Edi Rama do të kishte harxhuar kaq shumë kohë dhe energji jo për të grabitur prona, por për problemet e vërteta të qytetarëve, sot nuk do të ishin në prag falimentimi me mijëra biznese. As i shtati i komanduar sot në Vlorë nuk ka për të zgjatur, sepse askush nuk është i gatshëm te shkojë në burg për të bërë Edi Ramën pronar të paligjshëm edhe të bregdetit të Jalit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.