Kryesore

“Fazë kritike”, Yuri Kim flet pas takimit me përfaqësuesit e Këshillit Politik: Ditë e gjatë por pati përparim!

23:41 - 02.06.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka dhënë një deklaratë për mediat pak minuta më parë, pas përfundimit të takimit 4 orësh me përfaqësuesit e Këshillit Politik, për Reformën Zgjedhore, në rezidencën amerikane në Tiranë.




Ambasadorja Kim tha se sot ka qenë një ditë e gjatë diskutimesh, por palët kanë bërë përparime.

“Ka qenë një ditë e gjatë dhe e vështirë por është bërë përparim. Kjo ka qenë e vështirë për të gjitha palëve të përfshira. Të gjithëve u është kërkuar që të japin në mënyrë që Shqipëria të fitojë. Shqipëria, aleati ynë është në një fazë kritike të historisë së saj. 25 marsi ishte një pikë kthese. Ishte një votë për të ardhmen e Shqipërisë në Europë. Sikurse jeni në dijeni, BE ka vendosur një sër kushtesh për negociatat. Mes tyre është Reforma Zgjedhore e ODIHR”, tha ambasadorja e SHBA, ndërsa tha se një takim tjetër do të zhvillohet dhe nesër.

Përfaqësuesit e Këshillit Politik do të takohen sërish nesër në orën 11.00 në rezidencën amerikane, me ambasadorët Kim, Soreca e Duncan. Yuri Kim tha se palët nuk duhet të këmbëngulin në kërkesa që ODIHR thotë se nuk mund të bëhen.

“Qëllimi ynë sot dhe nesër, se do ritakohemi nesër, është se Shqipëria do përmbushi rekomandimet e ODIHR që të jetë anëtar me të drejta të plota në BE. Nëse partitë do arrijnë konsensus për masa që shkojnë përtej rekomandimeve të ODIHR, në do jemi dakord me ta. Nëse konsensusi për këto pika të cilat ODIHR ka thënë nuk arrihet, palët nuk duhet t’i vazhdojnë më këtë kërkesa. Sikurse e kam thënë, ne duam që Shqipëria të jetë në Europë. Kjo është dëshira e SHBA dhe e shqiptarëve. Ne do të bëjëm gjithcka që kjo të arrihet”, përmbylli Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim.z


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.