Kryesore

Nisin regjistrimet në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës, ja dokumentet që ju duhen

11:11 - 02.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkia e Tiranës ka njoftuar datat se kur do të bëhet regjistrimi në kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit. Kështu duke filluar nga data 22 qershor e deri më 26 Qershor 2020 në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve.




Prindërit të cilët duan të regjistrojnë fëmijët e tyre duhet të kenë dokumentet si më poshtë:

– Çertifikatë personale dhe familjare e fëmijës.

– Vërtetim me pagë mujore të pasqyruar, të kujdestarit ligjor (të prindërve)

– Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore për individin nga portali zyrtar e-albania.

Këto dokumente janë lehtësisht të aksesueshme në portalin e-albania.

Ndërsa familjet në nevojë, për regjistrimin e fëmijëve të tyre në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës do u duhet dokumentacioni sipas kategorive, si më poshtë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.