AKTUALITET

Rëndohet bilanci, ndërron jetë një tjetër pacientë tek Infektivi

09:57 - 02.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërron jetë një tjetër pacientë nga Koronavirus. Bëhet me dije se pacienti vuante nga ceroza në mëlçi dhe prej kohësh ishte i shtruar tek Infektivi.




Gazetari i News 24, Erjon Skëndaj bën me dije për “BalkanWeb” se pacienti që ndërroi jetë vuante nga ceroza në mëlçi, ndërsa ishte transferuar nga Shërbimi i Sëmundjeve Interne në QSUT, që është shndruar sëfundmi në vatër të përhapjes së COVID 19, me shumë mjekë, infermierë dhe pacientë të infektuar.

Një ditë më parë në Spitalin Infektiv ndërroi jetë edhe një 76-vjeçare. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, e moshuara kishte rezultuar bartëse me koronavirus, por ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.