BOTA

Ulet ndjeshëm numri i viktimave në Itali/ 55 persona humbin betejën me COVID-19 në 24 orë

19:18 - 02.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në vendin fqinj gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 55 viktima, duke shkuar në total 33 530. Ndërsa, një ditë më parë numri i të vdekurve ishte 60. Përsa i përket rasteve të reja janë konfirmuar 318, duke e çuar në 233 515 numrin e përgjithshëm të infektuarve.




Ndërkohë në Lombardi që është dhe rajoni më i prekur janë 12 të vdekur, numri më i ulët që prej nisjes së pandemisë.

Në këtë rajon janë regjistruar gjithsej 16.143 viktima nga COVID-19. Ndërsa rastet e reja janë ulur, pasi gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 187 raste.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.