AKTUALITET

Videoja e Ardi Veliut/ Rama refuzon ta shkarkojë: Gaboi, por i besoj ndjesës së tij publike. Unë zgjedh drejtorin, nuk zgjedh ata

14:33 - 02.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edi Rama, numri një i Qeverisë ka reaguar pas publikimit të videos së mamasë së djalit të dhunuar nga policia nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.




Rama u pyet nga gazetarët nëse duhet shkarkuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pas publikimit të një videoje që në fakt ishte pjesëz e shkëputur nga xhirimet e një filmi shqiptar, por edhe në cënimin e privatësisë së nënës së djalit të dhunuar, Rama u shpreh se kryepolici Veliu ka gabuar, por çështja është e mbyllur pas ndjesës së tij publike.

Kryeministri theksoi se i beson ndjesës së tij.

“Ka gabuar, por jam më i prirur t’i besoj ndjesës së tij publike dhe sqarimit që ai dha, se sa moralistëve të këtij vendi.

Është fare e qartë se nuk ishte një përpjekje për të justifikuar dhunën, sepse punonjësi i policisë për të cilin flitet është pezulluar menjëherë dhe është çuar në ndjekje penale.

Ishte një përpjekje e keqshpjeguar, për të thënë që dhe familja ka përgjegjësinë dhe rolin e vet në mirëedukimin e brezit të ri.

E thënë ashtu ishte gabim, por preferoj ndjesën publike të tij dhe shpjegimet e dhëna prej tij, dhe duke e njohur për shkak të punës dhe duke e vlerësuar për integritetin moral të pavënë në diskutim deri më sot nga askush dhe për profesionalizimin çështja për mua është e mbyllur. Unë zgjedh drejtorin, nuk zgjedh ata, më vjen keq”, tha Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.