BOTA

25 kg hashash në Itali/ Arrestohen 23 persona, mes tyre edhe shqiptarë

21:20 - 03.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Karabinierët e Frosinones në Itali, si rezultat i përfundimit të një operacioni ndërkombëtar të trafikut të drogës, të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke arrestuar gjithsej 23 persona.




Hetimet e zhvilluara

Hetimet për të shkatërruar këtë bandë kriminale kanë nisur, pas ankesave të bëra nga ana e një sipërmarrësi. Edhe ndaj sipërmarrësit është marrë masa e ndalimit.

Kështu filluan hetimet, që nxorën në dritë faktin  se në zonë ekzistonte një organizatë kriminale e përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Banda trafikonte hashash, marijuanë dhe kokainë.

Sekuestrimi i drogës

Lënda narkotike, 25 kilogramë ishte paketuar në doza të vogla, për t’ju shitur përdoruesve të shumtë. Vlera e drogës, nëse shitej në treg, do të shkonte mbi 300 mijë euro. Autoritetet kanë sekuestruar edhe 15 mijë euro cash.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.