Aktualitet

Abuzimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës/ Të rinjtë protestojnë para Ministrisë së Arsimit: Të shkarkohet Besa Shahini

11:49 - 03.06.20 gsh

Pas historisë tronditëse të 15 vjeçares e cila ra pre e një abuzimi seksual nga roja i shkollës, 65-vjeçari Abaz Doga, të rinjtë e FRPD kanë protestuar sot para Ministrisë së Arsimit. Teksa mbanin pankarta në duar, ata kërkonin shkarkimin e ministres Besa Shahini.



Lisandër Hoxha, nënkryetar i FRPD, deklaroi se ministrja duhet të ishte dorëhequr sot.

“Dhuna seksuale dhe bulizmi në shkolla janë në nivel alarmant. Rasti i dhunës seksuale në shkolla është i përsëritur dhe ministrja hesht, sic heshti për rastin e Kavajës etj. Ministrja e Arsimit e ka braktisur arsimin, shkollat, nxënësit. Sistemi arsimor sot po vuan më shumë se kurrë fenomenet negative që nga droga dhuna, abuzimi seksual, bulizmi etj. Përgjegjës për këtë është Ministra e Arsimit dhe Policia e Shtetit që dëshmohet qartë se është e paaftë të kryej detyrën”,- tha ai.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE