Kronikë

Kanosi me shkarkues elektrik policin e zonës dhe i dëmtoi automjetin, pranga 46 vjçarit në Pogradec

13:12 - 03.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 46- vjeçar është arrestuar në Buçimas të Pogradecit, pasi ka kërcënuar me shkarkues elektrik një efektiv policie si dhe i ka dëmtuar automjetin.




Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale V.Q.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Kanos për shkak të detyrës punonjësin e policisë dhe i dëmton automjetin me send të fortë, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Q., 46 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr. 1, ka kanosur gjatë ushtrimit të detyrës, me një send (shkarkues elektrik) specialistin e policisë së zonës shtetasin B. M., dhe ka dëmtuar me mjet të fortë automjetin tip “Mitsubishi” të këtij punonjësi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.