Kryesore

Lojtari i Superligës me koronavirus, reagon Federata Shqiptare e Futbollit

15:26 - 03.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar mbi rastin e futbollistit të Bylisit, i cili është prekur nga koronavirusi.  Me një njoftim zyrtar, FSHF shkruan se është njohur me rastin dhe se klubi ballshiot pas testeve rezulton se nuk ka asnjë lojtar tjetër të prekur.




“Federata ka marrë kontakt me drejtuesit e klubit mallakastriot dhe është informuar për situatën e krijuar.

FSHF njofton se janë ndjekur të gjitha protokollet shëndetësore dhe se të gjithë futbollistët dhe stafi i KF Bylis i janë nënshtruar testeve mjekësore për të verifikuar nëse ka pasur përhapje të infeksionit.

Aktualisht, futbollisti i infektuar me COVID 19 është karantinuar sipas rregullave dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, pas testeve ka rezultuar se asnjë pjesëtar tjetër i KF Bylis nuk është prekur nga virusi dhe të gjithë gëzojnë shëndet të plotë”, shkruan FSHF.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.