BOTA

“Nuk do ta shohë vajzën tonë të rritet”/Flet gruaja e George Floyd: Erdhi për të punuar

18:30 - 03.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gruaja e George Floyd, gjatë një konference për mediat e kujtoi burrin e saj si “një njeri të mirë” dhe qante për faktin se vajza e saj do të rritet pa baba. Kjo ishte hera e parë që gruaja e George, Roxie Ëashington ka folur publikisht që kur burri i saj u vra në mënyrë brutale nga një polic i bardhë.




Roxie u shfaq në Minneapolis së bashku me avokatët e saj, vajzën 6-vjeçare të Floydit, Gianna dhe Stephen Jackson, një mik i ngushtë i bashkëshortit.

“Dua që të gjithë ta dinë se çfarë morën këta oficerë. Në fund të ditës, ata duhet të shkojnë në shtëpi dhe të jenë me familjet e tyre” tha Uashingtoni përmes lotëve. “Gianna nuk ka baba. Ai kurrë nuk do ta shohë atë të rritet, të diplomohet. Nëse do të ketë një problem dhe do të ketë nevojë për babanë e saj, ajo nuk do ta ketë atë pranë.”

Më vonë, e pyetur nëse ajo dëshironte që të ndante ndonjë kujtim të Gorge me mediat, Roxie tha se ai ishte “i lumtur që e kishte atë (gruan)” pasi lindi Gianna.

“Unë ende kam një fotografi të tij, teksa është zgjuar natën dhe ka marrë në krahë vajzën tonë“, tha Ëashington. “Ai e donte Ginnan. Ai e donte aq shumë”.

Ëashingtoni shpjegoi që Floyd u transferua nga Houston në Minneapolis për punë, duke thënë se ai kishte vazhduar të kujdesej për familjen e tij nga larg. Ndërsa miku i ngushtë i George Floyed, Jackson tha: “E gjithë arsyeja që ai arriti këtu ishte largimi nga Teksasi. Kështu ai të mund të siguronte të ardhura për familjen e tij dhe të ishte një baba më i mirë”.

Jackson i premtoi gruas së George, përkrahje për vajzën e tij Gianna dhe tha që ai do të ishte atje për çdo gjë që ajo do kishte nevojë.Ai ngriti pyetjen pse oficerët e tjerë të pranishëm për vdekjen e Floyed nuk ishin akuzuar dhe tha se ai do të vazhdojë të luftojë për drejtësi.

“Ne kemi nevojë për drejtësi. Ne e kërkojmë atë,” tha Jackson.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë katër policë të Minneapolis janë larguar nga puna dhe njëri është akuzuar për vrasje në lidhje me vdekjen e Floyd, ndersa ceremonia e tij mortore eshte lajmeruar qe te mbahet ne daten 8 qershor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.