Kronikë

OFL zbarkon sot në Tiranë e Kavajë, i dërgon formularin vrasësit të Enton Nikajt dhe 3 të tjerëve (EMRAT)

13:34 - 03.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

OFL ka zbarkuar Tiranës ku i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 3 të dënuarve në kryeqytet dhe 1 në Kavajë.




Në Tiranë formulari i ka shkuar Ylli Murati, i dënuar për vjedhje me arëm, Blendi Hasarani, i dënura për drogë si dhe Emiljano Tashi, për vjedhje me dhunë. Ky i fundit është arrestuar për vrasjen e Enton Nikajt në Linzë në 2015.

Po ashtu në Kavajë formulari i ka shkuar Spartak Kazazit, i cili është dënuar për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– Y. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”;

– S. K., banues në Kavajë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

– B. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– E. T., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.