Kosova

Qeveria e re e Kosovës/ Reagon Presidenti Thaçi: Ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit

13:56 - 03.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi Kuvendi votoi sot me 61 vota pro qeverinë e re me kryeministër Avdullah Hoti, ka reaguar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Përmes një postimi në “Facebook”, duke i uruar suksese qeverisë së re, Thaçi e konsideron të sotmen “ditë të rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit”.




“Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike”, shkruan mes të tjerash Thaçi.

Postimi i plotë:

I përgëzoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit. Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.

Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike. HTH


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.